Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se për shkak té njé defekti në linjën é transmetimit që furnizon Depon é Liqenit té Farkës, qytetarët në disa zona té Tiranës do té përballen me reduktim té furnizimit me ujë.
Zonat é prekura janë: Sauk – Rruga “Ramazan Begu”, Sauk – Rruga Elbasanit, Mjull-Bathore (Palush), Farkë é Vogël (Lagjia Daxhit), Farkë é Vogël (Fshati i Ri), Farkë é Vogël – Rruga Tuneleve dhe Farkë é Vogël (Lagjia Saukbalve.
“Skuadrat é Ujësjellës Kanalizime Tiranë ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë intensivisht për té zgjidhur sa më shpejt defektin dhe për té rikthyer furnizimin me ujë në normalitet”, thuhet në njoftim.